Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë të premten, nën dyshimin se ka ngacmuar dhe sulmuar disa seksualisht tri vajza të mitura.
Siç njofton Policia të dielën, i dyshuari viktimën e parë e kishte sulmuar seksualisht, kurse dy të tjerat i ka ngacmuar.
Rasti aktualisht është në procedurë hetimore.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ditë më parë e kishte sulmuar seksualisht një viktimë, ndërsa sot ( e premte, 15 korrik v.j.) dyshohet që ka ngacmuar dy viktima kosovare të mitura. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin policor.