Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Podujevë, arrestohet një person për ngacmim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë për ngacmim të një gruaje.

I dyshuari ka kryer veprën rreth orës 12:00 të premten.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. 19 Qershor, Podujevë 29.07.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm