Një shtetas turk është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.
44-vjeçari me inicialet E.S., dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.
Arrestimi i tij është kryer nga njësiti i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar policor, FAST.
“Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
-
Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Arrestohet një i kërkuar nga INTERPOL-i për evazion fiskal e mashtrim
-
Shtetasi i Kroacisë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë