Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
I dyshuari është menaxher i një kompanie dhe ai dyshohet se përfitoi 35 mijë euro përmes faturave dhe klientëve fiktivë.
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacionit mbi të dyshuarin, ka nisur hetimet.
“Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mijë euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozitë”, ka njoftuar Policia.
Më këto veprime, E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“.
Të mërkurën ai është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
-
Me dokumente të falsifikuara barti në emër të tij biznesin milionësh, arrestohet
-
Fushë-Kosovë, menaxheri i firmës e raporton punëtorin për vjedhje
-
Një i arrestuar nën dyshim se mashtroi me aviobileta