Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fushë-Kosovë, menaxheri i firmës e raporton punëtorin për vjedhje

Arrestim - Foto ilustrim

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë nën dyshimin për “keqpërdorim të besimit”.

I dyshuari, menaxher i një firme, ka raportuar në Polici punonjësin se ka marrë një shumë parash dhe nuk i ka kthyer më. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 02.06.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte. Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marr një shumë parash dhe nuk i ka kthyer më. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.