Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Me dokumente të falsifikuara barti në emër të tij biznesin milionësh, arrestohet

Arrestim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar, nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara ka bartur pronësinë e një biznesi në emër të tij.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.

Në këtë rast në fillim të këtij muaji është ishte arrestuar edhe një person tjetër i cili ngarkohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

“Më 02.08.2023, në komunikatën nr.223/2023, është njoftuar për arrestimin e një personi me nistoret: M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe ndaj të cilit ishte iniciuar rasti penal: ‘falsifikim i dokumenteve’, ku në mënyrë të dyshimtë ishte bartur pronësia dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e kompanisë vlerësohet të jetë milionëshe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se të martën është arrestuar edhe person tek i cili është bartur pronësia e biznesit.

“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë vazhduar trajtimin, hetimin dhe kompletimin e rastit të njëjtë. Për hetuesit policorë ka qenë edhe një person tjetër i përfshirë në rastin e lartcekur. Kështu, më 15.08.2023 pranë DHKEK-se është paraqitur i dyshuari N.H., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), i cili është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’”, thuhet në njoftim.

Edhe Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë LAJMET E MBRËMJES Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë

I dyshuari, thuhet se më 21.07.2023, ka prezantuar dokumente të falsifikuara përfshirë një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontratë për falje të aksioneve, pranë ARBK-së, me të cilat theksohet se ka lajthitur zyrtaret kompetent dhe ka bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit dhe të njëjtën e ka bartur në emër të tij.

“Pas përfundimit të intervistës është kontaktuar prokurori i lëndës dhe me aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.