Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Istog, postonte në TikTok gjatë arratisë

Vezir HAziraj

I dyshuari për plagosjen e një personi në Istog më 7 gusht, Vezir Haziraj, është arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, për arrestimin e Hazirajt ka pasur bashkëpunim edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Sipas njoftimit, Haziraj “duke e parë se nuk kishte mundësi largimi është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident”.

Haziraj ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga 7 gushti. Ai dyshohet se në mbrëmjen e asaj dite pati kryer një plagosje në fshatin Orroberdë të Istogut. I dyshuari ishte raportuar se ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga ai moment, Haziraj ka qenë aktiv në TikTok duke publikuar video të kohëpaskohshme nga një zonë malore. Madje, ai publikoi edhe sot një video duke thënë se ka vendosur të dorëzohet “hatri i publikut”.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se i arrestuari do të ndalohet për 48 orë, pas intervistimit nga hetuesit policorë.

Edhe Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës Kronikë Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës

“Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme, për çka do të ju mbajmë të informuar”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikqi.

Për kapjen e Hazirajt ka pasur edhe kërkesë nga autoritetet për bashkëpunim nga qytetarët.