TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

İstog'daki silahlı saldırıyla ilgili şüpheli tutuklandı; kaçışı sırasında TikTok'ta paylaşım yaptı.

Vezir Haziraj

I dyshuari për plagosjen e një personi në Istog më 7 gusht, Vezir Haziraj, është arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, për arrestimin e Hazirajt ka pasur bashkëpunim edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Sipas njoftimit, Haziraj “duke e parë se nuk kishte mundësi largimi është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident”.

Haziraj ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga 7 gushti. Ai dyshohet se në mbrëmjen e asaj dite pati kryer një plagosje në fshatin Orroberdë të Istogut.

I dyshuari ishte raportuar se ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga ai moment, Haziraj ka qenë aktiv në TikTok duke publikuar video të kohëpaskohshme nga një zonë malore. Madje, ai publikoi edhe sot një video duke thënë se ka vendosur të dorëzohet “hatri i publikut”.