Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë

Ilustrim

Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.  Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.