Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Mitrovicë

Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për tentim vrasjen në Mitrovicë të ndodhur më 20 janar në rrugën “Shaban Polluzha”.

Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 25.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole e me një karikator dhe një fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktima pati raportuar se dy persona kishin shtënë më armë drejt tij, e që kishte shpëtuar pa lëndime.