Është arrestuar një person në fshatin Prelez të Ferizajt nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit, 48-vjeçari me inicialet R.H., dyshohet se të dielën e ka rrahur babanë e tij, H.H., 70-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Malishevë, arrestohet djali që dyshohet se rrahu babanë
-
Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën
-
Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi vjehrrin e tij, arrestohet një person në Ferizaj