Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi vjehrrin e tij, arrestohet një person në Ferizaj

arrestim

Foto: Ilustrim

Një 42-vjeçar është arrestuar të dielën në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia ka njoftuar të hënën se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur rreth orës 17:00, pasi për shkak të një mosmarrëveshjeje ka shkaktuar dhunë ndaj gruas së tij 29-vjeçare, e më pas ka sulmuar edhe babanë e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, 29-vjeçarja ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje. Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje dhe sulmi’”, thuhet në njoftimin e Policisë.