Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Ferizaj të shtunën, me dyshimin se janë përleshur mes vete, e njëri prej tyre e ka sulmuar edhe nënën e tij.
Sipas raportit policor, njëri nga të dyshuarit ka pranuar trajtim mjekësor, e me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet njoftuan se rasti është iniciuar si “dhunë në familje” dhe “sulm”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sulmohet edhe një zyrtar policor
-
Rrahu nënë dhe motrën, arrestohet