Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes katër peronave në Ferizaj në orët e hershme të së shtunës.
Gjatë intervinimit të njësitit policor, një nga të dyshuarit kishte sulmuar edhe një polic, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raporton 24-orësh.
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Arrestohet një 35-vjeçar për sulm ndaj policëve në Ferizaj