Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, të shtunën në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.