Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin se sulmoi babanë

Arrestim

Foto ilustrim

Një person është arrestuar në orët e hershme të së shtunës në Prishtinë nën dyshimin se e ka sulmuar babanë e vetë.

Si pasojë e sulmit viktima ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

"Prishtinë 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.