Policia e Kosovës i ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, me dyshimin se kanë kontrabanduar mallra nëpërmjet rrugëve ilegale.
Policia njoftoi të martën, se të dyshuarit po i ngisnin veturat në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, kur u ndaluan.
Në njërën veturë kishte produkte të qumështit dhe të miellit, ndërsa në tjetrin pantallona, kërpudha dhe gazeta të mediave serbe.
“Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mall’”, thuhet në njoftimin policor.
Malli dhe automjetet janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohen pesë të dyshuar me mallra të kontrabanduara në Zveçan
-
Ndalohet një rast kontrabande me mallra në Leposaviq
-
Arrestohen dy shtetas të Serbisë për kontrabandim me mallra
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Arrestohen 6 persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri