Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të tyre është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Kosova në drejtim të Serbisë, dhe po ashtu është realizuar një kontroll te personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse.
Lidhur me rastin automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy shtetas të Serbisë për kontrabandim të mallrave në Kosovë
-
Arrestohen 6 persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë
-
Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia
-
Parandalohet një rast i kontrabandës nga Serbia, një i dyshuar i ikën policisë e arrestohet një shtetas serb