Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona pasi iu gjetën narkotikë dhe armë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë e cila ishte duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë.

Pas pranimit të informatës së vetura ishte në qarkullim, njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, në asistencë edhe nga njësitë patrulluese nga stacioni policor në Klinë kanë marrë veprime të menjëhershme për ndalim të veturës së dyshuar.

Policia arrestoi dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar prova materiale: një veturë me targa vendore, dhe dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit mariuhanë me peshë rreth 1 kg e 425 gramë.

Më pas, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe dyqanit të njërit prej të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

- para në vlerë prej 14 mijë e 75 euro,

- një qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,

- dy telefona mobilë,

Edhe Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje Kronikë Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje

- një armë zjarri/revole, një karikator dhe 12 fishekë të kal 9x19 mm.

{gallery}