Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar dy të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 11 maj në Gjakovë.
Rasti thuhet se ishte raportuar në Polici nga një grua.
“Më datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, thuhet se janë siguruar informata dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar. “I dyshuari me inicialet V. A. mashkull kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar”, thuhet në njoftim.
Të gjitha veprimet hetimore thuhet se janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit thuhet se janë ndalur në mbajtje.
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë
-
Vodhën mallra në vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera