Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë ata dyshohet se kanë vjedhur mallra në vlerë prej 100 mijë eurosh.
Rasti në Polici është lajmëruar nga pronari i biznesit ku dyshohet se është kryer vjedhja. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim thuhet se pas një hetimi të gjerë është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar, D. T., i lindur në vitin 2000, dhe Q. L., i lindur në vitin 1990, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëkryerje janë të përfshirë në rastin e vjedhjes.
“Lidhur me rastin, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në një objekt biznesi po ashtu në rrugën ‘Gaspër Karaqi’, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me mallra të ndryshëm të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundër ligjshme me rastin e kryerjes se veprës penale të raportuar. Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit, pasi që janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me aktvendim, janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e sekuestruar iu janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen dy perona, dyshohet se vodhën ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi në Gjakovë
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Zbulohen mallra mbi 500 mijë euro të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë