Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, u kapën me 156 kg marihuanë

Policia greke ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë.

Të paktën 156 kg marihuanë u konfiskuan gjatë operacionit policor të zhvilluar në rajonin e Kosturit në shtetin helen.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshave 25, 30 dhe 34-vjeçarë. Ende nuk jepen të dhëna për identitetet e personave të arrestuar, raporton TopChannel.

Raportohet se aksioni është në vijim dhe po punohet për ndalimin e të tjerë personave të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Policia greke ka intensifikuar aksionet në kufirin me Shqipërinë së fundi