Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet 192 kg drogë në kufi me Greqinë, në pranga çifti shqiptar dhe ai grek

Dy shtetas grekë dhe një çift shqiptar përfunduan në prangat e policisë, në dy operacione të ndryshme në kufirin mes dy vendeve.

Në operacionin e parë, mbrëmë në darkë në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë.

Në operacionin e parë Policia vuri në pranga dy shtetasit grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe. Ndërkaq, në operacionin e dytë në Menidhi, Aitiloakarnania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.

Kujtojmë që përgjatë vitit 2018, policia në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.