113 kilogramë marijuanë u kapën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa tre shqiptarë ranë në pranga. Droga u kap në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenice dhe të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç.
Ata u kapën duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kilogramë marijuanë. Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 persona të tjerë po shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokë shqiptare./abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shqipëri sekuestrohen mbi 130 kg drogë
-
Kapet 192 kg drogë në kufi me Greqinë, në pranga çifti shqiptar dhe ai grek
-
Policia kap rreth 53 kg marihuanë, arreston dy shtetas të Shqipërisë
-
Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, u kapën me 156 kg marihuanë
-
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë