Më shumë se 53 kilogramë drogë e llojit marihuanë është kapur në pikëkalimin kufitar në Kullë. Policia e Kosovës njofton se për këtë edhe ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 201 paketime me peshë 53 kg e 288.8 gr. me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh. .
Artikuj të ngjashëm
-
Dy shtetasve të Shqipërisë u gjendet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Bllokohen në Itali 112 kg marihuanë e 50 mijë euro, pranga shqiptarit
-
Kapen me rreth 17 kg marihuanë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë
-
Sekuestrohen 113 kg drogë në kufirin me Greqinë
-
Kapen me mbi 2 kilogramë drogë, arrestohen tre persona