Nga një operacion i policisë greke, e cila ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës, janë vendosur në pranga 44 persona.
Mësohet se nga personat e arrestuar, 23 janë shtetas shqiptarë, 20 grekë dhe 1 shtetas pakistanez.
Ndërkohë, 7 drejtuesit e këtij rrjeti trafiku janë arrestuar në kryeqytetin helen.
Gjatë operacionit janë kontrolluar edhe 44 banesat e personave të arrestuar.
Sipas raportimeve droga trafikohej nga Shqipëria dhe magazinohej në Athinë, ku gjatë kohës së funksionimit të këtij rrjeti janë trafikuar mbi 200 kilogramë marijuanë dhe 5 kilogramë kokainë.
Mediat greke raportojnë se në krye të organizatës së trafikut qëndronte një shtetas shqiptar, ndërkohë identiteti i të arrestuarve nuk është bërë publik.
-
Goditet rrjeti i trafikut të heroinës Turqi-Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
-
Sekuestrohet 105 kg kokainë në banesën e dy shqiptarëve në Greqi
-
Goditen rrjetet greko-shqiptare të marijuanës
-
Në Athinë kapen 21 kg heroinë, në pranga katër shqiptarë dhe një greke
-
Goditet rrjeti greko-shqiptar i drogës