Departamenti i anti-drogës së Athinës ka shkatërruar një organizatë të trafikut të heroinës dhe arrestoi katër shtetas shqiptarë, 32,40, 42 dhe 48 vjeçarë, si edhe një shtetase greke 43 vjeçare, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime policore thanë se dy prej anëtarëve të organizatës u arrestuan në pikën kufitare të Kakavijës, në kohën që po tentonin largoheshin drejt Shqipërisë pasi më parë ishin informuar për arrestimin e pjesë tjetër të organizatës në lagjen Egaleo të Athinës, raporton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia thotë se rolet dhe detyrat e anëtarëve të organizatës ishin të përcaktuara që nga furnizimi, në transportimin dhe shpërndarjen e sasive të drogës, e cila vinte nëpërmjet Shqipërisë, dhe deri në shpërndarjen e saj në shitësit e vegjël në piacën e narkotikëve të kryeqytetit helen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 21 kg heroinë e pastër, dhe sasi të vogla kanabisi dhe kokaine.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie, paraditen e së shtunës.