Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë në banesën e dy shqipëtarëve në Athinë. Bashkë me të dyshuarit për trafik droge nga Shqipëria është vënë nën pranga edhe një shtetas kroat.
Gjatë aksionit, policia sekuestroi edhe një sasi parash, prej afro 600.000 euro, si edhe disa vetura që përdoreshin për transportin e lëndës narkotike, ndërsa vazhdojnë hetimet për shkatërrimin e plotë të organizatës.
Burime policore shprehen se kreu i bandës së trafikut ishte një 40-vjeçar shqiptar, i cili në momentin e arrestimit iu është drejtuar policëve duke ju thënë: “Bravo, ju lumtë, më kapët”.
Autoritetet thanë se informacioni për kapjen e 40-vjeçarit kishte mbërritur prej shërbimeve homologe, Deas Amerikane dhe policisë shqiptare, pasi dy shqiptarët dhe kroati udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe për më tepër kishin në pronësi makina luksoze dhe shtëpi. Ata bënin jetë tepër luksoze, madje edhe pushime shumë të kushtueshme nëpër parajsat tropikale.
Mendohet se lënda narkotike vinte nga vendet e Amerikës Latine, nëpërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, dhe dërgohej drejt Athinës, ku më pas shitej me shumicë në vendet perëndimore.
Kjo organizatë bënte vetëm shitje me shumicë dhe anëtarët e saj bënin shumë kujdes në komunikimet e tyre më telefon dhe përdornin aplikacione të koduara.
-
Ish-oficeri i Marinës Shqiptare arrestohet me 104 kg kokainë në Greqi dhe 825 mijë euro
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Autoritetet greke konfiskojnë 35 kilogramë kokainë të fshehur në kontejner bananesh
-
Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar
-
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë