Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; grabitje, kurse A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; lëndim i rëndë trupor.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri tek arratisja”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
I mituri arratiset nga Qendra Korrektuese në Lipjan
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan