Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për vepra penale që lidhen me korrupsionin në sistemin e autoshkollave në Kosovë.
Të akuzuarit A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., përballen me akuza për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me këtë veprim, A.B. akuzohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Katër të pandehurit tjerë – F.S., E.Q., S.M. dhe V.V. – në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të autoshkollave, dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi materiale.
Ata akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, për të pandehurin E.L., Prokuroria ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që ai ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte nën hetim.
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve për dallavere me patentë shoferë në Pejë