Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me inicialet D.N. dhe E.Q., nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.
Prokuroria njofton se në të dy rastet, të pandehurit në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, në këmbim të mosndërmarrjes së veprimeve zyrtare.
Me këto veprime, D.N. dhe E.Q. dyshohen se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar edhe shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
Aktakuzë ndaj 8 personave për ryshfet në dhënien e certifikatave për përdorim të armëve
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KEDS-it në Ferizaj për marrje ryshfeti
-
Arrestohen dy të dyshuar, pranuan ryshfet 400 euro