Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ndërmarrjes “Trepça”, H.U., Q.B., S.I. dhe Xh.T., me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria njoftoi se të pandehurit shkelën detyrën duke nënshkruar paligjshëm raportin për propozimin e një kandidati për vozitës të menaxherit në këtë ndërmarrje.
Ndërsa, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e ushtruesit të detyrës të menaxherit, e ka mbajtur vetëm 8 ditë të hapur konkursin për shoferë, ndonëse duhej të mbahej 15 ditë.
Ai po akuzohet edhe për konflikt interesi.
“Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar u.d menaxher i Ndërmarrjes ‘Trepça’ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të ‘Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik’ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllait të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën ‘Vozitës’ në këtë ndërmarrje. Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
-
Aktakuzë për ryshfet dhe keqpërdorim ndaj pesë zyrtarëve të autoshkollave
-
Dyshime për keqpërdorime me patentë shoferë, aktakuzë ndaj pesë personave në Pejë
-
Aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender
-
Aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim detyre dhe legalizim të përmbajtjes së rreme
-
Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen për dallavere në një konkurs punësimi në "Trepçë"