Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.SH., L.S. dhe B.J., që si zyrtarë të Komunës së Prizrenit, kanë kryer veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Ndërsa, i pandehuri tjetër, D.N., dyshohet për veprën penale “keqpërdorim apo mashtrim në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, më 4 gusht të 2022-s, të akuzuarit në cilësi të personave zyrtarë, për vlerësim të ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, nëpërmjet autoritetet s'i kanë përmbushur detyrat, duke mundësuar që të përfitojnë operatorët ekonomikë “P.C.G. Sh.P.K” dhe “A.-T. Sh.P.K”.
Të pandehurit thuhet se kanë mundësuar lidhjen e një kontrate në vlerë të 550.000 eurove për grupin e operatorit, përkundër që pesë operatorë të tjerë s'janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, që kanë qenë më të lirë, respektivisht 202.771 euro.
“Ndërsa, i akuzuari S.V., menaxher i kontratës, e akuzuara L.S., mbikëqyrëse e brendshme, i akuzuari B.J., mbikëqyrës i jashtëm, gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar konform legjislacionit të prokurimit, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar dëmin autoritetit kontraktues lidhur me keq menaxhimin e kontratës. I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Aktakuzë ndaj 4 personave e 3 kompanive për keqpërdorime në kontratat e rrugëve në Suharekë
-
Aktakuzë për mashtrim në tenderin e sigurimit fizik në Prizren
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Aktakuzë ndaj drejtorit të kompanisë, paraqiti dokumentacion të rremë për tenderin e MSH-së
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës, lejuan shkelje në një objekt ndërtimor