Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “trafikim me njerëz”, “dhunim” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Prokuroria njoftoi të hënën se të pandehurit e kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën K.B.
A.K., M.Q. dhe R.K. akuzohen për trafikim, e E.B. dhe M.Q. për dhunim, derisa A.Q. dhe H.Z. për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhet në komunikatën për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë kundër katër personave për trafikim me njerëz
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Raportohen dy raste të dhunimit në Malishevë e Mitrovicë
-
Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me njerëz
-
Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me njerëz në Malishevë