Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Prishtinë, vetura godet shtyllën elektrike

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Prishtinë të martën, në rrugën “Enver Maloku”. Në pamje shihet se një nga veturat ka goditur shtyllën elektrike pranë rrugës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancën, derisa pos dëmeve materiale, një person është lënduar.

“Rreth orës 07:30, në rrugën ‘Enver Maloku’, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku. Janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut të qytetit”, thuhet në konfirmimin policor për KOHËN.

Image