Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës ndërkohë që tre nga ata kanë pësuar lëndime më të mëdha.
“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi.