Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes kamionit dhe dy veturave në Deçan, katër të lënduar

Aksident trafiku

ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së dielës në Deçan.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugën ‘Luan Haradinaj’, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.