11 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Prilep të Deçanit, ku janë përfshirë tri vetura.
Policia ka thënë se për aksidentin është njoftuar rreth orës 18:00. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Si pasojë e aksidentit, njëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës”, thuhet në njoftim.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të lënduar në një aksident në Novosellë të Pejës
-
11 të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë
-
Tre të lënduar nga aksidenti me tri vetura në Mramor
-
Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë
-
Aksident në një fshat të Istogut, tre të lënduar dërgohen në Spitalin e Pejës