Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

500 euro gjobë e marrje të patentës për 25-vjeçarin që voziti 131 km/h në zonën 50 km/h

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 kilometra në orë, një person ka vozitur në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, 131 km/h.

Policia e Kosovës e ka gjobitur vozitësin me inicialet G.N. me 500 euro dhe 1 vit heqje të patentë shoferit. Policia njoftoi se kundërvajtësi 25-vjeçar e ka pranuar veprën.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Ai e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin policor.