Një shtetas amerikan dyshohet se ka vrarë bashkëshorten – shtetase indoneziane, dy qentë e tyre dhe më pas edhe veten gjatë pasdites të së hënës në Tiranë, raportoi “TCH”.
I dyshuari M.W., raportohet se ka punuar në një shkollë private në kryeqytetin e Shqipërisë.
Të dy shtetasit e huaj kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.
Ndërkohë janë sekuestruar prova materiale si; litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të tij; dorëshkrime të mëparshme të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjuterë laptopë; një shkop bejsbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja; një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit amerikan.
Autopsia e kufomave do të kryhet sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë.
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Tre të vrarë jashtë një restoranti në Linz të Austrisë
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj
-
80-vjeçari në Fier dyshohet se vrau gruan dhe më pas veten