Një 83 vjeçar me inicialet S.M ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku. Sipas Policisë, këmbësori është goditur nga një veturë mbrëmë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KosovaPress, se mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti në dalje të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku një veturë ka goditur një këmbësorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këmbësorit të lënduar ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 05:00 të datës 26 janar, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S .M., 83 vjeçar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ai.