Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë të enjten në mbrëmje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Policia rajonale në Mitrovicë, këmbësori E.Xh., 56-vjeçar, është dërguar në mbrëmje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, por që s’ka mundur t’u bënte ballë lëndimeve.
Nga hetimet e para, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, sipas policisë.
Të dyshuarit, E.M., 22-vjeç, i është shqiptuar masa e ndalimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli
-
Humb jetën një 22 vjeçar në një aksident në Vushtrri
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri