Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

18 policë të veriut deklarohen të pafajshëm për korrupsion e kontrabandë me mallra

18 zyrtarët policorë të veriut janë deklaruar të pafajshëm për korrupsion e kontrabadë me mallra, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka filluar gjykimi ndaj tyre, ndërsa të akuzuarit Burim Merovci, iu refuzua pranimi i fajësisë.

Në këtë rast po akuzohen Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për shkak të ndërrimit të trupit gjykues, ky rast ka filluar rishtazi, ku me pajtimin e palëve është konsideruar e lexuar aktakuza dhe 18 policët e veriut, duke mos përfshirë Dejan Spasojeviq dhe Burim Merovci, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.

Ndërsa, të akuzuarit Burim Merovci, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Mentor Bajraktari, ia refuzoi pranimin e fajësisë, me arsyetimin se për veprat për të cilat po ngarkohet, duhet të vërtetohet çështja e fakteve, pasi që aktakuza ka gabime faktike dhe gjykata nuk mund ta pranojë fajësinë, si dhe ky pranim i fajësisë nuk është i plotë.

Kurse, për të akuzuarin Dejan Spasojeviq, është veçuar procedura, pasi që mbrojtësi i tij, avokati Ljubomir Pantoviq, ka deklaruar se ai nuk mund të jetë i pranishëm për shkaqe shëndetësore.

Seancat e radhës për këtë rast u caktuan më 8 dhe 9 shtator 2022.

Edhe Avokatët kërkojnë lirimin e ish-policëve, Prokuroria u tërhoq nga akuzat për ryshfet Kronikë Avokatët kërkojnë lirimin e ish-policëve, Prokuroria u tërhoq nga akuzat për ryshfet

Bashkë me 20 policët e veriut, akuzoheshin edhe Bozhidar Milosavljeviq dhe Krsto Subotiq, por ndaj të njëjtëve gjykata ka pushuar procedurën penale, për shkak se kishin vdekur.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 16 qershor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje ryshfeti”, “Kontrabandë me mallra”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.