Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Hajvali

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, rreth orës 03:00 të martën nën dyshimin për vjedhje të rëndë në një lokal në Hajvali.

Të arrestuar janë

A. P, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

M.K. , mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L. K, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Edhe Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Prishtinë Kronikë Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Sipas Policisë së Kosovës, ata dyshohet se në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.

“Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.