Kronikë

Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Hajvali

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, rreth orës 03:00 të martën nën dyshimin për vjedhje të rëndë në një lokal në Hajvali.

Të arrestuar janë

A. P, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

M.K. , mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L. K, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sipas Policisë së Kosovës, ata dyshohet se në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.

“Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.