Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.
Këtë e kanë konfirmuar për KTV-në zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kanë treguar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.
“Me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu edhe duke ndaluar personat e dyshuar” thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.
Burime të KTV-së kanë mësuar se është tentuar të vidhet shtëpia e një pjesëtari të Policisë së Kosovës me ç’rast kanë ndodhur edhe shkëmbime me armë zjarri, por që nuk është lënduar askush.
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.
-
Policia jep detaje për vjedhjen e mbrëmshme në Hajvali
-
Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Hajvali
-
Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Hajvali
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
Tre të arrestuar për dy vjedhje në Prishtinë