Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje nën kërcënim të armëve në Prishtinë e në Pejë

Policia e Kosovës/Ilustrim

Policia e Kosovës/Ilustrim

Dy raste të grabitjeve nën kërcënimin e armëve kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe në Pejë.

Në rastin e parë, në fshatin Hajvali të Prishtinës, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se teksa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të revoles, kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë e shqetësimit, ankuesi ka marrë tretman mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rastin tjetër, në rrugën “Mbretëresha Teutë” të Pejës, një grua, punëtore në një bankë, kishte raportuar se një person i dyshuar, nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.