13-vjeçari nga Golemi i Lushnjes, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak që po bënte vdieo në TikTok.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.
Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve. /TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Një 13-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në Lushnje
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
-
Humb jetën në Ulqin një 17-vjeçar nga Malisheva
-
17-vjeçari gjendet i vdekur pasi u raportua i zhdukur - ishte vetaksidentuar
-
Një person gjendet i vdekur në Zubin-Potok, policia e cilëson “vdekje të dyshimtë”