Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në orët e para të së premtes në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sipas Policisë, personat e maskuar i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇifti ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësore.
Në vendngjarje u gjetën një gëzhojë dhe një fishekë.
"GRABITJE" – Raporti i Policisë
Fsh. Ratkovc, Rahovec 23.02.2024 – 03:10. Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Rasti është duke u hetuar.