Një person është arrestuar në Rahovec pasi ia kishte grabitur një të mituri 10 euro. Viktima u dërgua për tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari u konfiskua një veturë dhe 10 eurot që i kishte grabitur nga viktima.
Pasi u intervistua i dyshuari u dërgua në mbajtje. Rasti ka ndodhur në fshatin Bellacërkë në mëngjesin e së martës.
“I dyshuari ka grabitur nga i mituri mashkull kosovar para në vlerë 10 euro. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Rahovec. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një veturë dhe 10 euro para të cilat i kishte grabitur nga viktima. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Grabitje”.
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e mbi 20 mijë eurove nga çanta e viktimës në Deçan
-
Një e mitur me të meta mendore u rrëmbye në Deçan, dëshmitarët arritën ta shpëtojnë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë